Një dramë e vërtetë për pak sa nuk ka ndodhur në autostradën afër qytetit Quebec në Kanada kur një aeroplan i vogël Piper PA-28 Cherokee u ul në rrugë.
Në kohën kur piloti vendosi të merrte manovrën e rrezikshme, shumë makina po kalonin nëpër autostradë.
Avioni u ul pas një defekti, pasi piloti thirri zjarrfikësit dhe u tha atyre se zbritja në autostradë ishte opsioni i tij i vetëm. Për fat, asnjë pasojë njerëzore nuk pati në këtë ngjarje të rrallë.