Pajisuni me mençuri dhe durim, lëreni që të “frymojë” dhe mos e shqetësoni me porosi dhe ftesa. Të ngjallësh dashurinë e vjetër është njësoj sikur të hani pataten e nxehtë. E pashijshme. Nuk ju pëlqen. E rëndë është për lukthin.
Kështu thotë një fjalë e urtë popullore, ndërkaq shumica e mbajnë si fjalë të shenjtë. Nëse me gjithë vërejtjen e tij, jeni “përqendruar” tek ish-partneri dhe keni vendosur që sërish ta joshni, do të duhej që të bëni veprime të mençura.
Lajm i mirë është, siç thonë ekspertët, që është e mundshme të ringjallet dashuria e vjetër, mirëpo është me rëndësi që të respektohen disa rregulla. Nëse ndjeni se lidhja juaj duhet të ketë një shans të dytë, ja çfarë mund të bëni që kjo të funksionojë.
Në fillim, injorojeni atë!
Nëse i interesoni vërtet, kjo sjellje do e bëjë atë të dojë të luftojë edhe më shumë për t’u rikthyer me ju. Nëse ende i pëlqeni, ai do t’ju telefonojë pas disa javësh. Mos u përgjigjni telefonatës së parë. Lëreni t’ju telefonojë sërish. Pastaj kur të përgjigjeni, mos jini shumë e disponueshme. I thoni që jeni e zënë dhe nuk keni mundësi të flisni gjatë.
Bëjani të ditur se ju keni bërë përpara. Mos u dukni sikur ‘keni ngecur’ në të kaluarën
Ai nuk duhet ta kuptojë se jeni e dëshpëruar për tu rikthyer me të. Mos u dukni sikur keni ngecur në të kaluarën. Bëjeni të besojë se jeni duke ecur përpara, me ose pa të dhe që jeni vërtet e lumtur për këtë. Kjo gjithashtu do ta bëjë të luftojë për ju.
Lëreni atë të vijë te ju
Mos i telefononi dhe mos i shkruani në mënyrë të dëshpëruar. Nuk ka përse ta dijë sa shumë i mungonil. Lëreni atë ta ndjejë mungesën dhe të vijë te ju. Nëse vërtetë ju do, do të vijë.
Dukuni bukur
Sigurohuni që dukeni më bukur se kurrë më parë. Nëse e takoni (rastësisht ose jo) duhet të dukeni tërheqëse. Mbani një dietë, frekuentoni palestrën dhe kujdesuni për gardërobën tuaj. Kushtojini më shumë vëmendje pamjes suaj dhe bëjeni atë të bjerë sërish në dashuri.