Pyetje: Kam një vajzë 14-vjeçare dhe është në vit të parë të shkollës së mesme. Kohët e fundit ajo më tha se dëshiron të futet në një kurs baleti në pranverë. Në shkollë ka bërë disa orë mësimi për balet, por nuk koordinohej mirë. Tashmë mendon se kjo gjë ka ndodhur për shkak se nuk ishte stërvitur për një periudhë të gjatë kohore.
Nëse do të fillojë këtë kur për t’u futur në ekipin e shkollës, do t’i duhet të punojë dy herë më shumë se të gjithë të tjerët.
Ekipi i shkollës së saj fiton garat shtetërore çdo vit. Ne jetojmë në një qytet të vogël dhe të gjithë nxënësit e shkollës janë në këtë ekip. Unë nuk dua ta dekurajoj atë, por e njoh nivelin e aftësive që ka. Në momentin që do të kërcejë, të gjithë do ta kenë vëmendjen tek ajo. Por nëse nuk arrin të koordinohet, do të ndjehet shumë keq. Nuk di si të veproj. A ta inkurajoj, për të vazhduar atë që dëshiron, apo t’i them çfarë mendoj? Më saktë, ajo që dëshiroj të di është, si të mësoj vajzë time të dojë veten?
Përgjigje: Duke pasur parasysh se sa e vështirë është që dikush të vijë dhe të thotë se ti nuk ke talent për diçka që e do më së shumti, një këshillë që ajo të heqë dorë nga baleti nuk është efikase, pasi do të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Prandaj unë ju këshilloj që ta mendoni këtë çështje në një aspekt më të rëndësishëm për vajzën tuaj. Si ta edukoni atë të ketë besim në ëndrrat e saj. Gjithashtu duhet t’ia bëni të qartë faktin se do të jeni për të në çdo moment që ajo ka nevojë.
Nëse ajo ka kërkuar të fillojë kursin e baletit dhe nëse ajo e ndjen veten të sigurt, ju nuk mund t’i thoni që nuk ka prirje apo nuk koordinohet. Nëse vërtet nuk ka talent atëherë këtë gjë duhet t’ia thojë trajneri i saj.
Në këtë moshë vajza juaj nuk ka nevojë për një prind, por për një shoqe më të rritur e cila e këshillon në mënyrën e duhur. Nëse ajo do të zhgënjehet, ju duhet të jeni aty për ta inkurajuar në aktivitete të tjera. Është detyre e çdo prindi ta dojë dhe ta mësojë me qetësi fëmijën e tij për të anashkaluar çdo zhgënjim. Gjithashtu, është e vlefshme që ajo të dijë se kur një derë është e mbyllur, atëherë duhet të provojë mundësi të tjera për të ecur përpara./The Washington Post/
*Carolyn Hax filloi është psikologe adoleshentësh dhe redaktore e kategorisë stil në gazetën “The Washington Post”