Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar kur thotë që qeveria ka tronditur krimin e organizuar.
Basha ka publikuar një video në “Facebook”, ku shfaqen disa nga personazhet e PS-së që janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Duke filluar nga Armando Prenga, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Saimir Tahiri, Agim Kajmaku etj.
Bashkangjitur videos, kryedemokrati shkruan se Rama mashtron gjatë gjithë kohës, e sipas tij, kjo është arsyeja pse “harron herën e fundit që ka thënë të vërtetën”.
“Kur mashtron e gënjen gjithë kohen, harron kur ke thënë për herë të fundit te vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë”, shkruan Basha.