“Jeta është plot me surpriza dhe kështu janë edhe njerëzit. Jetoni një jetë që është e mbushur me njerëz që ju ndihmojnë por ka edhe nga ata që mundohen t’ju shkatërrojnë ”.
Ne të gjithë duam të jetojmë një jetë të lumtur dhe të jemi të rrethuar nga njerëz të vërtetë – njerëz që kujdesen për ne në jetën tonë personale dhe profesionale. Me pak fjalë, ne duam të jemi në një shoqëri të mirë. Të jesh në një shoqëri të mirë i jep kuptim të veçantë jetës tonë. Ne kemi fuqinë që me mençuri të zgjedhim se kë të mirëpresim në jetën tonë dhe kë jo.
Po, ka raste kur ne nuk arrijmë ta ndajmë të mirën nga e keqja. Është e vërtetë që është më mirë të jesh vetëm se të jesh në shoqëri të keqe. Megjithatë, si njerëz, nuk kemi për qëllim të jetojmë të izoluar. Hulumtuesit kanë gjetur se mungesa e shoqërisë së ngushtë është po aq e dëmshme për shëndetin tuaj sa pirja e duhanit.
Këtu janë disa udhëzime se si të kuptoni se rrethoheni nga njerëz zemërligë.
Ata nuk ju vlerësojnë. Investoni kohë në njerëz të cilët vërtet duan të jenë pran jush. Mos lejoni që njerëzit të marrin kohën tuaj, vetëm kur ata kanë nevojë. Kur dikush kujdeset vërtet për ty, ata do të gjejnë kohë për ty. Nuk ka nevojë që ti të detyrosh dikë të kalojë kohë me ty. Rrisni vetëvlerësimin tuaj dhe shmangni ata që lënë pas dore vlerat tuaj.
Ata ju kanë zili. Kur një mik ndihet ziliqar për ju, ka më shumë të ngjarë që ata duan të kenë atë që keni ju. Ndërkohë që mund të jeni bujar dhe inkurajues ndaj mikut tuaj, nuk është përgjegjësia juaj të furnizoni zgjidhjet për secilën nga nevojat e tyre. Zilia mund të bëhet një sjellje shumë destruktive që mund t’ju bëjë të ndiheni fajtorë për diçka që ju e keni dhe miku juaj nuk e ka.
Ata duan që ju të ndryshoni. Një mik i vërtetë do t’ju pranojë ashtu siç jeni. Nëse dikush pret që ju të jeni një person tjetër, jini shumë të kujdesshëm. Është më mirë të qëndroni vetëm se sa të mbani afër atë person.
Ju gënjejnë . Dashuria nuk është vetëm për pasionin, romancën dhe qirinjtë. Dashuria është gjithashtu një sjellje dhe një gjuhë midis anëtarëve të familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kështu me radhë. Nëse njerëzit ju gënjejnë, ata nuk ju respektojnë ju dhe marrëdhënien që keni me ta. Njerëzit të cilët shmangin t’ju tregojnë të vërtetën dhe zgjedhin t’ju tregojnë se çfarë mendojnë se doni të dëgjoni, po e bëjnë këtë për interesat e tyre.
Ata janë negativë. Ju nuk keni kontroll mbi atë që njerëzit negativ ju thonë dhe të tjerëve. Sidoqoftë, ju keni kontroll mbi atë që ju lejon që ata të thonë ose nuk ju thonë. Fjalët dhe veprimet e tyre mund të pushtojnë zemrën dhe mendjen tuaj shumë lehtë, dhe kjo mund të jetë jashtëzakonisht toksike për ju. Mos harroni se ju nuk mund të ndryshoni askënd as të vazhdoni të bëni justifikime për sjelljen e keqe dhe negative të njerëzve, as duhet të provoni, thjeshtë mundohuni t’i shmangni.