Extra Si të bëjmë në shtëpi maskën e Meghan Markle për fytyrë të...

Si të bëjmë në shtëpi maskën e Meghan Markle për fytyrë të shndritshme

Askush nuk është aq naiv në këtë botë sa të mendojë se VIP-at kanë lindur me fytyrë të lëmuar, perfekte dhe rrezatuese!

Po, ata nuk kanë lindur ashtu, e vërtetë, por ama i kemi zili për lëkurën që kanë dhe duam ta kemi si ata.

Lajmi i mirë është se jemi një hap afër!

Dermatologia e Meghan Markle, Nichola Joss na ka treguar sekretin për të pasur fytyrën rrezatuese që aq shumë e adhurojmë!

Për më tepër këtë kombinim produktesh e përdor Dukesha e Sussex, por jo vetëm!

Joss është një dermatologe e njohur në mbarë botën e cila është kujdesur për fytyrat e shumë VIP-ave të famshëm si Gwenyth Paltrow, Margot Robbie dhe Priyanka Chopra.

Kështu që pas kësaj që do lexoni në vijim, ndihuni të sigurt t’i përdorni sepse çdo gjë ka efikasitet të garantuar!

Maskat që mund të bëhen në shtëpi janë edhe të lehta për t’u bërë edhe shumë pak të kushtueshme, për këtë shkak pëlqehen nga shumë njerëz.

Joss rekomandon që produktet e mëposhtme që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj t’i kombinoni bashkë me njëri-tjetrin.

Vaji i kokosit

Çdo njeri e adhuron këtë lloj vaji! Duket se rregullon çdo defekt!

Joss rekomandon se vaji i kokosit është shumë i mirë për përdorimin përpara vendosjes së maskës dhe po ashtu është një përbërës i mirë që mundëson një pastë të plotë dhe të njëtrajtshme.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë përgjatë viteve të fundit është kthyer në një nga përbërësit që bën të mundur si me magji shkëlqimin e lëkurës.

I njohur për vetitë e tij antiinflamatore, kjo lloj erëze me ngjyra të ndezura mundet që me të vërtetë të zbusë dhe të qetësojë një lëkurë të irrituar. Joss mikson këtë lloj përbërësi me vajin e kokosit për hidratimin e lëkurës.

Tërshërë

Një mëngjes duke konsumuar tërshëre nuk krahasohet me asnjë mëngjes tjetër të shëndetshëm në botë!

Benefitet janë të shumta dhe të krijon ndjesinë e ngopjes që zgjat me orë të tëra.

Përpos kësaj bën mrekullira me lëkurën në rastet kur përzihet me pak mjaltë ose vaj kokosi.

Kujdes! Mos i gatuani përpara se t’i vendosni në lëkurë. Përdorimi i tyre sapo i keni blerë është ekzaktësisht ajo që ju nevojitet për të zhdukur qelizat e vdekura.

Të bardha veze

Çdokush ka vezë në frigoriferin e tij, por e dinit që të bardhat e vezës sjellin shkëlqimin e lëkurës suaj?

Joss i sugjeron ato! Dhe po e rekomandoi Joss, s’keni ç’diskutoni më!