Extra Si të flisni me fëmijët tuaj për paratë

Si të flisni me fëmijët tuaj për paratë

Shyloh Hadley ka një sallon bukurie në Pittsburgh. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë të vetëpunësuar dhe kanë një djalë 5 vjeçar të quajtur Shark. Ata po përpiqen t’i tregojnë fëmijës së tyre se si të menaxhojë të ardhurat, më të gjitha pa para shikueshmëritë që vijnë nga vetë punësimi. Prindërit e Shark janë të detyruar të mbulojnë shpenzimet me aq para sa fitojnë nga bizneset e tyre, duke përfshirë edhe pagesën e taksave si të vetë punësuar.
Hadley thotë se djali i saj e kupton që ajo dhe bashkëshorti, nuk kanë shefa dhe ai nuk do që të ketë një shef kur të rritet.
“Shpesh herë i them se kam dashur të kem një shef që të më mësonte, pasi nuk ka asgjë të keqe të mësosh nga një punëtor më i aftë se ti. Jam e shqetësuar për mendimet e tij pasi, ndoshta kur të rritet do t’i duhet të punojë në një vend tjetër dhe jo në punën që kemi siguruar unë dhe babai i tij, e nuk do të dijë të përshtatet,” shprehet ajo.
Ndër të tjera Hadley tregon se, djali i saj dëshiron të bëhet piktor dhe të shesë pikturat e tij. Ai do të kthejë artin në biznes.
Hadley tha se ajo është shumë e lumtur me fleksibilitetin që i dhuron puna e saj, por ky fleksibilitet e bën atë konfuz për djalin e saj.
“Mendoj se është një çorientim për të që ndonjëherë jam pranë tij pasdite e ndonjëherë nuk jam,” thotë ajo.
Paratë bëjnë çdo kënd konfuz dhe ky është një problem më shumë për fëmijët e të vetë punësuarve. Kontabilistja Ary Doakes, e cila ndihmon njerëzit e vetëpunësuar të menaxhojnë financat e tyre, tregon se shpesh herë ka hasur raste kur fëmijët e klientëve të saj kanë menduar se prindërit janë një burim të ardhurash. Ajo shprehet se zhvendosja e ekonomisë tek vetëpunësimi, prej kohësh ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si familjet diskutojnë për paratë.

“Mënyra se si punojnë këta njerëz, i bën ata të mos kenë një plan buxheti, por të mendojnë se muajin tjetër do përpiqen të fitojnë më shumë. Kjo ekonomi ka anë pozitive, por mund të jetë edhe një problem për brezat e rinj,” shton ajo.
Duke qenë vetë një prind Doakes, mendon se prindërit duhet të diskutojnë me fëmijët për paratë që kur janë në moshë të vogël rreth 4-5 vjeç, pasi paraja është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe ata duhet të kuptojnë si funksionon ajo.
Doakes u thotë prindërve të vetëpunësuar që t’i mësojnë fëmijët, që në jetë mund të ju duhet të përballen edhe me një shef, e më pas edhe me menaxhimin e të ardhurave nga një rrogë fikse. Sipas saj fëmijët që mësojnë se si të menaxhojnë paratë që në moshë të re, do të mësojnë si të përballen me çdo situatë financiare në të ardhmen.
“Për t’ia bërë më transparente fëmijëve ndarjen e buxhetit, apo kursimin e të ardhurve, flisni me fëmijët tuaj për gjithçka, për orët e punës, për kohën që duhet të punoni që t’i blini Xbox-i e preferuar dhe për shpenzimet më të vogla të shtëpisë,” shton ajo.
Ryan Coburn, një analist i planifikimit financiar, i këshillon prindërit t’i mësojnë vazhdimisht fëmijët për menaxhimin e parave.
“Shumë prindër nuk duan ë bëjnë kompensime për gjërat që fëmijët dëshirojnë, por kjo nuk është diçka e duhur pasi ata nuk do dinë si të ndalen. Fëmijët duhen mësuar se për çdo blerje të kenë parasysh vlerën monetare të saj. Vendosni gjithçka mbi tryeze, shpenzimet e të ardhurat tuaja dhe çdo veprim financiar bëjini transparent përpara fëmijëve tuaj,” shprehet Coburn./The Washington Post/