Jemi në prag të pranverës, e ndryshimi i stinëve ka ditë që po ndihet. Është ngrohtë, njerëzit vishen më lehtë, e çdo gjë duket se ka rilindur.
Bashkë me rigjenerimin e natyrës duket se dhe njerëzit janë gjallëruar.
Me shumë mundësi janë veshjet shumëngjyrëshe që na krijojnë këtë përshtypje. Nëse deri para pak kohësh të gjithë vishnim çizme e këpucë dimërore, tani vajzat e djemtë veshin këpucë të lehta pranverore e atlete.
Ehh atletet e bardha, duket se te gjitha përfundojnë ne lavatriçe pas 10 të veshurash. Është një ngjyrë që bëhet lehtësisht pis.
Më poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.
Përbërësit:
½ filxhan uthull të bardhë
¼ filxhan sodë buke
1 furçë
Udhëzime:
Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 minuta.
Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.