Në një drekë pune në një kompani të prodhimit të pjesëve të makinave, një punëtor iu drejtua një kolegu dhe i kërkoi t’i kalonte kripën.
Siç zbuluan mjekët më vonë, së bashku me kripën, ai i kaloi edhe koronavirusin.
Transmetimi i virusit u dokumentua falë një kontrolli intensiv për gjurmimin e rasteve të reja në Gjermani, i cili është ndër më të suksesshmit në luftën globale kundër virusit.
Rasti i mësipërm u zbulua në Stockdorf, një qytet gjerman afër Mynihut në Bavari. Ai punon në furnizimin e makinave Webasto Group.
Kompania u fut nën një mikroskop global pasi zbuloi se një nga punonjësit e saj, një grua kineze, ishte infektuar dhe e përhapi virusin në fabrikë. Aty ua kaloi kolegëve, përfshirë edhe një personi që drekonte në një restorant me pacienten kinez edhe pse nuk kishte asnjë kontakt me të.
Rasti i kompanisë ishte një nga dhjetëra rastet e përhapjes, ku shkencëtarët gjerman i kanë hyrë thellë, për të gjetur, testuar dhe izoluar njerëzit e infektuar në mënyrë që qeveria rajonale e Bavarisë të mund të ndalonte përhapjen e virusit .
Kjo metodologji gjurmimi ka ndihmuar Gjermaninë të fitojë kohë për të ndërtuar mbrojtjet e saj nga Covid-19.
Koha e blerë nga Gjermania mund të ketë shpëtuar jetë, thonë shkencëtarët.
Përhapja e Covid-19 në Gjermani filloi më herët sesa Italia. Por, Gjermania ka pasur shumë më pak vdekje.
Rasti i parë i zbuluar në Itali ishte në 2 shkurt. Në Gjermani deri më tani, kanë humbur jetën më shumë se 2.100 njerëz. Në Itali, e cila ka një popullsi më të vogël, numri i viktimave e tejkalon 17.600.