Bota Koronavirusi/ Obama: Flisni të vërtetën

Koronavirusi/ Obama: Flisni të vërtetën

Ish-Presidenti Barack Omaba në një video konferencë të organizuar nga Bloomberg Philantropies u tha liderëve të SHBA se “duhet të flasin të vërtetën ashtu siç është”.

“Gabimi më i madh që mund të bësh në situata si kjo është dhënia e informacionit të gabuar. Flisni të vërtetën. Flisni qartë. Flisni në mënyrë empatike”, tha Obama, në fjalën e mbajtur.

Dhe mbi të gjitha ai bëri thirrje që të thërrasin sa më shumë ekspertë: “sa më shumë ekspertë të fushës të keni rreth jush, aq më pak të sikletosur do të jeni në përgjigjet që duhet të jepni në lidhje me situatën”.

Obama në fund bëri një apel për t’u marrë me më të dobëtit: “Ne shohim pabarazi. Kujdesuni për më të dobëtit “.