Kryesore Siç ndodhi në Shqipëri në tërmetin e 2019, ‘dritat sizmike’ shfaqen edhe...

Siç ndodhi në Shqipëri në tërmetin e 2019, ‘dritat sizmike’ shfaqen edhe në Turqi. Shpjegimi i fenomenit të çuditshëm (VIDEO)

Fenomenet e çuditshme në qiellin mbi Turqinë u shfaqën pikërisht në momentin që zona u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë.

Disa video të postuara në rrjetet sociale dhe më pas të shpërndara nga qindra njerëz në mbarë botën, tregojnë vetëtima në qiell gjatë tërmetit që goditi Turqinë qendrore.

Nga kamerat e sigurisë, shihet edhe momenti i shfaqjes së një drite në qiell, e cila është e ngjashme me tërmete të tjera, siç është për shembull ai i 26 nëntorit 2019, i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Shumëkush ka menduar për vetëtimat, të cilat sipas një legjende shekullore, do të shiheshin pikërisht gjatë një tërmeti.

Gjeofizikantët dhe meteorologët nuk janë plotësisht të sigurt pse ka ndodhur ky fenomen.

Disa besojnë se rrufeja ndodh nëse ka një çarje të madhe në tokë afër, ndërsa të tjerë thonë se është një hark elektrik i shkaktuar nga lëkundjet e linjave të energjisë.

Kohë e keqe

Ka disa faktorë që, të paktën në këtë rast, do të ndihmonin në shkëputjen e lidhjes midis rrufesë dhe tërmeteve.

E para: në zonën ku ra tërmeti – siç tregojnë hartat e motit – në momentin e goditjes kishte një front të madh të motit të keq me shi, borë dhe vetëtima.

Me pak fjalë, goditjet elektrike kishin filluar prej disa kohësh. Siç raportohet nga studimet shkencore, rrufeja ka një kohëzgjatje prej 10-50 mikrosekonda, ndërsa “dritat sizmike” do të zgjasin rreth 0.5 sekonda.

Qarqet e shkurtra

Një tjetër shpjegim, është për shkak të pasojave të tërmetit në sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në zonë, sipas mediave lokale, ka pasur disa qarqe të shkurtra nga termocentralet dhe pajisje të lidhura ose sisteme të tjera të teknologjisë së lartë të shpërndara në të gjithë zonën.

Shkenca

Në qendër të vëmendjes, në këtë rast, janë të ashtuquajturat “telluric lights” (që në anglisht kanë akronimin “Eql”, pra dritat e tërmetit).

Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta.

Sipas ekspertëve të ndryshëm – shpjegon Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (Usgs) – deri më sot nuk ka asnjë provë të sigurt që i lidh këto drita me tërmetet, edhe sepse nuk ka qenë kurrë e mundur të përjashtohet mosfunksionimi i termocentraleve të shkatërruar nga lëkundjet.