Extra Fenomeni Luiz, lë pas Donald Veshajn, thyen të gjitha rekordet e vendosura...

Fenomeni Luiz, lë pas Donald Veshajn, thyen të gjitha rekordet e vendosura nga ai

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, shumë personazhe kanë marrë një “bum” të madh nga “Big Brother Vip”.

Vjet ishte Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, por ky i fundit bëri bujë të madhe si fillim me me puthjen e e tij me Bora Zemanin dhe më vonë me historinë që krijoi brenda shtëpisë me Beatrix Ramosajn.

Moderatori theu edhe shumë rekorde shikueshmërie, por që sot po thyhen nga Luiz Ejlli.

Fenomeni i “BBV” këtë vit ka arritur që kapërcejë shumë shifra të vendosura vjet nga Donaldi.

Këngëtari si fillim theu rekordin e mbajtur nga Donaldi si personazhi shqiptar më i kërkuar në “Google”. Luizit iu desh më pak se një muaj brenda shtëpisë për ta thyer këtë rekord.

Luiz Ejlli gjithashtu fitoi 400 mijë ndjekës brenda një muaj në Instagram. Ai sot numëron plot 420 ndjekës deri tani në këtë platformë, ndërsa Donaldi ndiqet nga 348 mijë ndjekës në Instagram.

Së fundmi Luizi ka thyer edhe rekordin e fundit të mbajtur nga Donaldi, bëhet fjalë për atë të banorit të “BBV” me më shumë klikime në “Tik Tok”. Veshaj numëron mbi 1.3 bilion shikime, ndërsa Luiz Ejlli mbi 1.5 bilion. Dhe “Big Brother Vip” do ende shumë javë që të mbarojë, imagjinoni sa rekorde do të thyejë Luizi…