Gjëja e parë që mendoni kur udhëtoni në një vend të caktuar është siguria. Statistikat tregojnë se vendet evropiane kanë shkallë më të ulët të vjedhjes apo krimeve krahasuar me SHBA.
Sidoqoftë, zonat e frekuentuara nga miliona turistë çdo vit tregojnë shkallë të lartë të vjedhjeve dhe veprave të tjera penale që synojnë në mënyrë specifike vizitorët. Kjo është arsyeja pse duhet të ndërmerrni hapat tuaj për të rritur sigurinë në vendet evropiane.
Pa marrë parasysh se ku shkoni, siguria e pushimeve duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve tuaja të udhëtimit!
Këtu janë disa këshilla kryesore për ta bërë më të sigurte pushimin tuaj.
Mbani pak para me vete
Për të qenë më të sigurtë në një udhëtim nëpër Evropë, mbani pak para me vete. Mbajtja e disa të hollave në dorë minimizon mundësinë e një humbjeje të madhe nëse ndodh diçka. Mbani disa të holla në xhepin e jashtëm të çantës tuaj. Në këtë mënyrë, nëse dëshironi të blini një ushqim të shpejtë ose një biletë të transportit publik, nuk do të keni nevojë të hapni portofolin sa herë ju duhet të blini diçka.
Nëse keni një vend të sigurt në dhomën tuaj të hotelit, përdorni atë. Lini kartat e kreditit, shumicën e parave tuaja dhe çdo vlerë tjetër të ruajtur në mënyrë të sigurtë.
Shikoni çantën tuaj
Xhepistët janë një problem në shumë destinacione turistike si Paris, Londër dhe Romë. Në zonat e mbushura me njerëz, ka shumë persona që mund të tentojnë t’ju grabisin.
Një mënyrë për të shmangur grabitjet nga çantat tuaja, mbajini çantën e shpinës, përpara, si dhe mbani sa më pak gjëra me vlerë me vete.
Djemtë kurrë nuk duhet të mbajnë një kuletë në një xhep mbrapa nëse nuk duan të jenë një objektiv i lehtë. Në vend të kësaj, vendosni para, pasaportën dhe kartat e kreditit në një portofol të sigurtë çantat që mund t’i mbani përpara mund ju ndihmojnë të shmangni ndonjë rrezik të tille. Nëse ndiqni këto këshilla, ju jeni një hap përpara çdo hajduti.
Kini kujdes në trena
Trenat e natës janë një mënyrë e shkëlqyer për të udhëtuar nëpër Evropë dhe zakonisht janë shumë të sigurta. Nëse jeni duke fjetur në një tren mbani pran vetes gjërat tuaja personale. Nëse jeni duke udhëtuar me një shok dhe ndjeheni të pasigurtë, mund të flini me radhë. Nëse dikush që ulet afër jush është i pakëndshëm mos u shqetësoni -thjesht ngrihuni dhe lëvizni diku tjetër.
Mos sakrifikoni sigurinë për kursimet
Bujtinat dhe hotelet e lira mund të jenë një mënyrë e mirë për të kursyer para dhe për të takuar njerëz të rinj. Megjithatë ju duhet të konsideroni nëse jeni të gatshëm të sakrifikoni sigurinë për disa euro shtesë në xhepin tuaj.
Qëndrimi në një bujtinë me 8 persona në periferi të qytetit mund të mos jetë një zgjidhje e mirë. Mundohuni të lexoni paraprakisht në destinacionin tuaj, shihni se cilat pjesë të qytetit janë konsideruar si më të sigurta.
Këshillë: Vishuni si një vendas. Kjo mund t’ju ndihmojë të mos identifikoheni si turist.