Ndërsa në Shqipëri është hapur debati për emrat e zyrtarëve të shtetit që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, historiani i njohur Bernd Fischer vlerëson se hapja e dosjeve duhet të ishte një vendim i ndërmarrë prej kohësh.
Ndërsa në Shqipëri është hapur diskutimi për emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë qenë pjesë e sigurimit në periudhën komuniste, historian Bernd Fischer thotë se hapja e dosjeve duhet të ishte bërë me kohë.
“Unë si historian mendoj se dosjet duhet të hapen, duke pasur parasysh edhe distancën e madhe kohore nga periudha e diktaturës. Mendoj se ka ardhur momenti që njerëzit të arrijnë ta shohin të shkuarën me objektivitet. Ndërsa për personat e sigurimit të shtetit që mendohet se punojnë në nivele të larta shtetërore, mendoj se kjo është e tepërt”, tha Bernd Fischer.
Studiuesi i historisë shqiptare, Bernd Fischer, ka vizituar vendin tonë në kuadër të ditëve të kujtesës, që zhvillohen në nder të viktimave të komunzimit”,
Në një intervistë për Ora News, historiani amerikan ka kujtuar kohën e diktaturës në Shqipëri përmes kujtimeve të tij personale, duke nënvizuar se komunizmi shqiptar ishte më i egri dhe më brutali.
“I mbaj mend shumë mirë ato ditë kur erdha për herë të parë në Shqipëri. Pas vizitave në thuajse të gjitha vendet me regjim diktatorial në vendet Europës lindore, ajo që më bëri përshtypje në Shqipëri ishte se njerëzit nuk flisnin. Askush nuk fliste për situatën e rëndë në të cilën ndodhej vendi, ndryshe nga vendet e tjera, ku njerëzit gjenin guximin të shpreheshin kundër diktaturës. Për këtë them se regjimi komunist në Shqipëri ishte tejet brutal“, është shprehur Bernd Fischer.