Një ditë më parë, konspiracionisti Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se këto janë asgjë më shumë sesa ‘gomarllëqe që thuhen nga kolltuku për të promovuar veten’.
Bino e ka ftuar Cakon të shkojë vetë tek Spitali Infektiv dhe të shohet se si punojnë bluzat e bardha
“Kur mediat promovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.
Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuar veten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino.
Pas kësaj ‘ftese’ nga shefja e ISHP-së, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.
“Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje” shkruan Cako.
Statusi i Aflred Cakos një ditë më parë në Facebook:
Mbi informacionin e vertete ndaj CV19!
Mediat tona kellira vetem tmerrojne; asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj;
Do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one way per ne boten tjeter, me shume gjasa; sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente; Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2;
Pas fitores se Trump, qetsimit te situates se brendshme dhe ridaljes se USA ne rolin e lidershipit boteror te gjitha keto mashtrime, krime dhe ekzagjerime me CV19 do te hetohen dhe sigurisht do te denohen;
Kudh ka info nga brenda tek infektivi te me njoftoje ne privat ose te me kerkoje ne takim per te na njoftuar ne cdo moment se cfare ndodh aty brenda pasi duhet te mesojme te verteten dhe ti cjerrim masken cdo ‘piperke’ qe pervelon gjithe dynjane;
perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem;
ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!