Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi përshëndeten miratimin nga Kuvendi i Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.
Ligji që priste miratimin që prej vitit 2017, u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.
Sipas krerëve të shtetit shqiptar Mali i Zi hedh një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike në një shoqëri shumë etnike.
Ruçi e konsideron një provë tjetër të kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se uron Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar.