Aktualitet Aksidenti i rëndë në Rubik, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Aksidenti i rëndë në Rubik, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 8 të tjerë. Aksidenti ndodhi në qytet Rubik, ku një autobus që po lëvizte drejt Kosovës u përplas me një autoveturë tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend drejtuesi i autoveturës, ndërsa plagosën 8 pasagjerë të autobusit.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.