Sport Simone Biles shkruan historinë, gjimnastja me më shumë medalje në botëror

Simone Biles shkruan historinë, gjimnastja me më shumë medalje në botëror

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, bëhet sportistja me më shumë medalje në historinë e kampionateve botërore.

22-vjeçarja fitoi medaljen e 24 në kampionatin botëror që po mbahet në Gjermani, 18 prej të cilave medalje ari. Ajo kaloi në këtë mënyrë gjimnastin rus Vitaly Scherbo.

Në kompeticionin që po zhvillohet aktualisht në Shtutgard të Gjermanisë, Biles ka fituar deri më tani 4 medalje, teksa ka shpresa për ta thelluar këtë, pasi do të garojë sërish të dielën.