Nëse jeni adhurues i astrologjisë dhe i besoni udhëzimet që ofrojnë planetët dhe yjet, atëherë mund të keni lexuar tashmë datat më me fat të vitit për shenjën tuaj, si dhe se cili është muaji më i mirë për ju.
Në rast se po mendoni të zyrtarizoni lidhjen tuaj dhe të hidhni hapin tjetër, mund të jeni të interesuar të dini se cilën datë dasme duhet të shmangni.
Duke u bazuar te një sërësh ngjarjesh kozmike, 9 Gushti është dita më e keqe për t’u martuar këtë vit, astrologjikisht.
Disavantazhi më i madh në atë ditë do të jetë Venusi retrogradë. Në astrologji, Venusi është planeti përgjegjës për dashurinë dhe marrëdhëniet, kështu që është gjithmonë një ide e mirë të vlerësoni Venusin para se të merrni një vendim të madh.
Me Venusin retrogradë nga 22 Korriku deri më 3 Shtator te Luani, e gjithë kjo periudhë kohore nuk do të jetë më e mira. Gjërat fillojnë të ndryshojnë papritur më 9 Gusht, kur Venusi retrograde shkakton trazira në marrëdhënie. Si rezultat, kjo do të jetë dita më e keqe për t’u martuar në vitin 2023, pasi do të ketë ndryshime të papritura si në marrëdhënie ashtu edhe në partneritet.
Kjo ndodh, sepse në atë ditë ne reflektojmë më shumë dhe mbytemi nga pasiguria dhe dyshimi, prandaj nga 22 Korriku deri më 3 Shtator nuk është periudha ideale për angazhime serioze.
Për fat të mirë, 9 Gushti është shumë larg, kështu që nëse keni planifikuar të dërgoni ftesa atëherë, keni ende kohë për të rishqyrtuar zgjedhjen tuaj.