Extra Elvis Pupa konfirmon pjesëmarrjen në “BBVA” dhe jep arsyet e këtij vendimi

Elvis Pupa konfirmon pjesëmarrjen në “BBVA” dhe jep arsyet e këtij vendimi

Dje u tha se Elvis Pupa do të jetë pjesë e “BBVA” dhe nuk vonoi shumë që aktori i humorit ta konfirmonte pjesëmarrjen, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

“Do thoni ju ça do more Vis Pupa, duke qenë në mes të plazhit, në mes të verës në Australi, pse do të futesh në “Big Brother”?. Po ngaqë u prish koha, pastaj, e shihni ju sa qetësi është këtu? A rri robi pa pak dallavere? Kjo dhe arsyeja tjetër pse po futem në “BBVA” është sepse shoqëria shqiptare ka mjaft dramë në jetën e përditshme, negativitet, luftë për mbijetesë dhe nuk kemi nevojë për luftë mes banorëve apo grupeve brenda “BBVA”. Kështu që, ajo shtëpi dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për pozitivitet”, u shpreh ai.

Më pas, vijoi:

“Unë do futem brenda të jap më të mirën time, të mbush situata me humor, gaz dhe hare pa fund, gjithashtu që ju të njihni Visin e vërtetë. Por, ju siguroj diçka: Unë aty brenda nuk po futem që të sulmoj ndonjë banor apo të jem pjesë e një grupi. Ata që më njohin e dinë shumë mirë që unë jam shok shumë i mirë me atë që përdor arsyen dhe logjikën”.

Aktori i humorit shtoi edhe se ka në plan që vetëm të argëtohet:

“Megjithëse ky spektakël ka filluar që në dhjetor dhe e di që secili prej jush e ka zgjedhur personazhin e preferuar për të cilin bën tifo, unë ju inkurajoj dhe ju them që vazhdoni rrini, mbani, votoni, bëni tifozllik për personazhin që keni qejf, mos u merrni fare me mua. Unë jam aty vetëm për qejf dhe fitues për mua nuk është vetëm një individ apo kush e çon lojën deri në fund”, tha aktori, duke theksuar se fitues janë të gjithë ata që mësojnë të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Elvis Pupa, prej kohësh jeton në Australi, por shumë shpejt do ta shohim brenda shtëpisë së famshme.