Një sipërmarrës milanez është në një përpjekje të dëshpëruar për burime të reja njerëzore që t’ia shtojë stafit të kompanisë së tij.
Francesco Casile, sipërmarrës në fushën e modës ka publikuar njoftimin e tij në gazeta në mënyrë që të arrijë më shumë vizibilitet.
E në fakt ofertës së tij për punësim i janë përgjigjur disa kandidatë që kanë shkuar pranë kompanisë së tij për të bërë intervistën e punës, por asnjë nuk i dukej i interesuar.
“Unë ofroj 1500 euro në muaj, orar pune nga 9:30 në 17:00 e mbi të gjithë një kontratë me afat të papërcaktuar”, është shprehur ai.
Në fakt kushtet e punës konsiderohen si shumë të mira për një vend si Italia, por përgjigjet e marra në intervistat e punës nuk kanë qenë ato që priste sipërmarrësi.
“Gjatë intervistave m’u tha se për 1500 euro në muaj më mirë preferoj të ardhurat e shtetësisë (ndihmën ekonomike që ofron shteti)”, ka treguar sipërmarrësi në mikrofonin e “Stasera Italia” në Rete 4.
Madje, disa nga kandidatët që po linin orar intervistë kishin kërkuar shtyrjen e orarit për në orën 12:00 pasi ora 10:00 e paradites u dukej herët.