Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit.
Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita (Venusi), Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni.
Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht “hëna” sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetët, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake.
MERKURI
Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor. Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse Dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë.
VENUSI
(AFERDITA)Venusi është planeti i dytë më afër Diellit dhe i pesti për madhësinë e tij. Pas Diellit dhe Hënës, Venusi është objekti më i ndritshëm në hapësirë nga këndvështrimi i Tokës. Venusi është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka.
TOKA
Toka (lat: Terra) është planeti i tretë i sistemit tone Diellor. Toka është rreth 4.55 miliardë vjet e vjetër dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyrorë: Hënën. Supozohet që krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-un.
Marsi është planeti i katërt nga Dielli dhe i shtati për nga madhësia. Rrotullimi i tij rreth vetës zgjatë 24 orë dhe 39 minuta, ndërsa rrotullimi rreth Diellit 687 ditë. Marsi ka dy Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë të vegjël që rrotullohen rreth tij. Marsi (greqisht: Ares) është Zoti i luftës. Planeti ndoshta e mori këtë emër për shkak të ngjyrës së kuqe për këtë Marsi është referuar disa herë si Planeti i Kuq.
JUPITERI
Jupiteri është planeti i pestë nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në galaktikën “Rruga e Qumështit”. Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë dhe 318 herë më i madh së sa Toka. Jupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë që rrotullohen rreth tij. Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim më disa nga Hënat e mëdha. Jupiteri (Zeus për grekët) ishte mbreti i Perëndive, princi i Olimpit dhe mbrojtës i shtetit romak.
SATURNI
Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit.
URANI
Urani është planeti i 7-të nga Dielli dhe i 3-ti më i madh (më diametër). Urani është më i madh në diametër por më i vogël në peshë së Neptuni. Urani është Perëndi e lashtë grekë e qiejve. Urani ishte i biri dhe shoku i Gaia, babai i Cronus (Saturni), e Cyclopes dhe Titans (paraardhësit e Perëndive Madhështorë). Urani kishte qënë parë shumë herë më parë, por injoruar thjesht si një yll tjetër.
NEPTUNI
Neptuni është planeti i tetë në Sistemin Diellor. Është emërtuar sipas Neptunit që ishte Përëndia e detrave dhe ujit te rrjedhshëm.
Neptuni është planeti i tetë për largësinë nga Dielli në Sistemin tonë Diellor. Ai është planeti i katërt më i madh nga diametri dhe i treti më i madh nga masa. Neptuni peshon 17 herë më shumë se masa e Tokës.
‘Plutoni’ rrotullohet përtej orbitës së Neptunit. Ai është shumë më i vogël së çdo planet zyrtar dhe klasifikohet tani si një Dwarf Planet (planat xhuxh). Plutoni është më i vogël së shtatë prej Hënave të Sistemit Diellor (Io, Europa, Ganymede, Callisto, Titan dhe Triton). Pluto (greqisht-xhehnem) është Zot i botës së krimit.