Politika Situata në Veri, VV kundër Ramës: Më mirë hesht, do të ishte...

Situata në Veri, VV kundër Ramës: Më mirë hesht, do të ishte ndihma më e madhe për Kosovën

Albin Kurti dhe Dejona Mihali

Dejona Mihali, anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga personazhet më me ndikim në këtë parti, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i përket tensioneve në Veri.

Mihali ka kërkuar që Kryeministri Rama të heshtë për disa ditë, pasi sipas saj, kjo do të ishte ndihma më e madhe e dhënë prej tij në këto momente për Kosovën.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.

Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, shkruan Dejona Mihali në rrjetet sociale.