Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi në Facebook se do të jetë ajo që do të njoftojë datën zyrtare të rifillimit të procesit mësimor në shkolla, pas situatës së krijuar nga tërmeti i së martës.
Reagimi i ministres, Shahini erdhi pas publikimit të disa lajmeve në rrjetet sociale se mësimi në shkollat e Tiranës dhe Durrësit do të fillojë më 9 dhjetor.
Shahini bën me dije se rifillimi i mësimit do të bëhet i mundur vetëm pasi të mbyllet analiza e vlerësimeve në infrastrukturën mësimore dhe këtë gjë ajo do e bëjë me dije më pas në faqen e saj zyrtare.