Aktualitet Sizmiologu qetëson qytetarët në Tiranë: Kthehuni në banesa, nuk ka vend për...

Sizmiologu qetëson qytetarët në Tiranë: Kthehuni në banesa, nuk ka vend për panik

Sizmiologu qetëson qytetarët në Tiranë: Kthehuni në banesa, nuk ka vend për panik

Sizmiologu Llambro Duni qetëson qytetarët: “Ftoj banorët e Tiranës që të ruajnë qetësinë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Sepse lajmet që janë përhapur janë të pavërteta.

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Por përsërisim që shkenca e sizmiologjisë nuk është në gjendje të parashikojë se kur dhe ku do të ndodhin. Nuk ka vend për panik dhe për të menduar se do të ketë ngjarje të fuqishme. Ngjarja e fuqishme ishte ajo që ishte”.

Xhaçka: Do gjejmë autorin, e pret burgu. Qytetarët të qetësohen

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23:30.

Xhaçka bën me dije se autoret e këtij lajmi do të dënohen me burg.

“Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë.

E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik.

Kushdo që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi.

Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë“- tha Xhaçka.