Shqipëria vazhdon të ketë lëkundje të tokës. Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter, deri tani është pasuar nga 1430 pasgoditje.
Sizmologët i konsiderojnë tashmë lëkundjet e tokës fenomene normale. Duke analizuar fenomene të ngjashme, ekspertët e tokës thonë se nuk presin që të kemi goditje të tilla fatale si ajo e 26 Nëntorit.
Ajo që ekspertet rekomandojnë është qetësia dhe evitimi i panikut në të gjitha rastet kur ndjejnë se toka po lëkundet.
Edhe Qendra Mesdhetare Europiane e Tërmeteve raporton se aktiviteti sizmik në Shqipëri ka ardhur duke u ulur. Në këtë grafik duket rënia e ndjeshme e lëkundjeve. Kjo qendër thotë se qetësimi i aktivitetit sizmik do të jetë i ngadaltë.