Një skandal i turpshëm ka ndodhur në Arabinë Saudite, pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës, midis Al Ittihad dhe Al Hilal.
Skuadra me të cilën luajnë yjet francezë, Karim Benzema dhe Ngolo Kante, humbi finalen me rezultatin 1-4 përballë ekipit tjetër saudit, ku luajnë Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Mitroviç e Neves.
Kjo humbje duket se i kushtoi më shtrenjtë futbollistit Abdelazik Hamdala, të cilin një tifoz e goditi me kamxhik që nga tribuna.
Sulmuesi maroken i Al Ittihad po dilte nga fusha dhe e dëgjoi tifozin që po e shante, ndaj shkoi ta pyeste pse, por kur iu afrua Hamdala i hodhi ujë tifozit, i cili nga ana e tij nxori një kamxhik dhe e goditi disa herë rrufeshëm.
Më pas ndërhyn stjuardët me shpejtësi për të shmangur agravimin e situatës.
A spectator attacked Al Ittihad player Abderrazak Hamdallah with a whip during a confrontation after the team’s Saudi Super Cup final defeat to Al Hilal. Video shows the striker being assaulted after throwing water at the fan. pic.twitter.com/l7xMWCSAVV
— AJE Sport (@AJE_Sport) April 12, 2024
Sipas mediave tifozi me kamxhik pasi u nxor nga stadiumi, u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Abu Dhabit.