Situata aspak e qetë te Bayerni i Mynihut, edhe pse kampionët e Gjermanisë morën kryesimin pasi shkatërruan 5-0 Borussian e Dortmundit.
Prestigjiozja gjermane “Bild” raporton se Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë konfliktuar mes tyre, përplasje që ka shkuar deri te shkëmbimet e grushteve.
Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të ekipit, si Jerome Boateng dhe Nicklas Sule për të qetësuar për të ndarë dy sulmuesit, që fillimisht nisën të konfliktoheshin verbalisht, për të përfunduar te përdorimi i duarve.
Trajneri Niko Kovac, përtej situatës së rënduar psikologjike, ka vendosur ta vijojë stërvitjen.