Lirohen nga qelitë 4 të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave.
Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitjeje për punonjësen e Tatimeve, Eni Qirjako, si dhe arrest shtëpie dhe pezullim detyre për tre personat e tjerë.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se nxorën të dhënat, duke ia shitur subjekteve private.
Masat e sigurisë:
Eni Qirjako, “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”
Andi Agaraj, “arrest shtëpie”
Klodian Sota, “arrest në shtëpie”
Endri Ikonomi, “arrest në shtëpie”.