Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për lojërat e fatit, edhe nëse ato zhvillohen në ambiente të fshehura.
Rama: Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre.
Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen.
Njësitë e lojërave të fatit janë të dokumentuara dhe nëse do të funksionojnë haptas ose mbylltas dhe nëse do të konstatohet nga qytetarët do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë përgjegjësia. Ky është mesazhi që dha dje ministri i Brendshëm. Boll më me paratë e prindërve që derdhen në llumin e kumarit.
Pyetjes, po ata që mbesin pa punë u përgjigjem thjesht; vitin e ardhshëm kemi një rritje të kurseve të trajnimit profesional. Shumë nga ato njësi do të transferohen në biznese të tjera dhe do të krijohen vende pune. Benefitet janë të pallogaritshme.