Kryesore Skenarët për kryeprokurorin, Adriatik Llalla mund të largohet me Veting

Skenarët për kryeprokurorin, Adriatik Llalla mund të largohet me Veting

Kryeprokurori, Adriatik Llalla

Ne 7 dhjetor mbushen 5 vjet nga dita kur Adriatik Llalla u votua si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë dhe afrimi i kësaj date ka sjelle debate te forta ne skenën politike për largimin ose jo te tij dhe për mënyrën si zgjidhet pasardhësi.

Përtej debateve rreth parashikimeve kushtetuese e ligjore, as socialistet dhe as demokratet publikisht nuk kane bere te qarte se çfare rruge do te ndjekin ne raport me prokurorin e përgjithshëm. Por disa skenarë janë përvijuar ne horizont.

Se pari mund qe mazhoranca te mos beje asnjë lëvizje për zgjedhjen e prokurorit te përkohshëm ne fillim te dhjetorit.

Shumica qeverisëse mund te shmange çdo debat nëse mandati i kreut te organit te akuzës është 5 apo 7 vjet e te prese rezultatet e Vetingut. Adriatik Llalla është nder te paret qe do ti nënshtrohet skanimit për pasurinë, profesionalizimin e pastërtinë e figurës dhe ne rast se nuk e kalon Vetingun atëherë ai humbet vendin e punës e mazhoranca është e lire te zgjedhe prokurorin e përkohshëm.

Një skenar është parashikuar nga dy misionet e huaja qe asistojnë Shqipërinë; Euralius dhe OPDAT. Te dy misionet ne nje opinion per komisionin e ligjeve kane sqaruar se mandati i Adriatik Llalles përfundon ne dhjetor dhe prokurori i përkohshëm zgjidhet me 71 vota.

Ka dhe nje skenar tjetër qe vjen nga kampi opozitar. Demokratet kane dale hapur kundër zgjedhjes se nje prokurori vetëm me votat e qeverise por vete Basha është kujdesur te mos specifikoje detaje te aksionit opozitar. Por aleatja e tij Monika Kryemadhi deklaroi se opozita po shqyrton mundësinë e adresimit te mandatit te Adriatik Llalles ne Gjykaten Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias.