“Nuk po merrte frymë dhe dukej qartë se kishte pësuar një infarkt”, – tregon Lisa Hoernblad, një skiatore 22-vjeçare suedeze, e cila, në pistën e Garmisch, bashkë me dy bashkombase, kanë përjetuar një moment dramatik: teksa po ngjiteshin pas provës së parë me kronometër në dishezën e pistës gjermane, i kanë shpëtuar një burri 60-vjeçar, që ishte aty si vullnetar.
Gjithçka ka ndodhur pak orë para nisjes së provës së parë, që Hoernblad më pas e ka mbyllur në vend të dytë. Skiatorja suedeze, që nuk ka hipur kurrë në pod në kupën e botës, kishte hipur në teleferik me dy bashkombaset e saj Lin Ivarsson dhe Helena Rapaport, dhe me dy burra. Pak para nisjes së malores, e gjatë rreth tre kilometra, njëri nga dy burrat pësoi infarkt. Këtë situatë e ka treguar vetë Hoernblad: “Ishte diçka e pabesueshme dhe mbetëm të bllokuara për 10 minuta. Dukej që ai burrë kishte pësuar infarkt, pasi nuk po merrte frymë.
Reagimi im i parë ishte që bashkë me burrin tjetër që ishte në teleferik, të bënim që zemra e tij të vazhdonte të punonte. Kuptuam që atij i shkonte ajër kur e masazhonim. Kush arritëm në majë, e nxorëm nga teleferiku dhe vazhduam t’i bënim masazh kardiak, deri në momentin që erdhi një mjek austriak, i cili pastaj mori në dorë situatën”. Bëhej fjalë për një 60-vjeçar gjerman, që punonte në skuadrën mjekësore të pistës si vullnetar, që më pas është transportuar me ambulancë për në spitalin më të afërt.
E ndërsa ai person po i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, Hoernblad e mbylli garën e dyta, pas zviceranes Corinne Suter. Një rezultat mjaft i mirë pas atij gjesti heroik, që duket se i ka sjellë fat. Në Garmisch po zhvillohet kupa e botës për femra në ski.