Sport Skuadra fiton 27-0, por presidenti shkarkon trajnerin: Kundërshtari duhet respektuar

Skuadra fiton 27-0, por presidenti shkarkon trajnerin: Kundërshtari duhet respektuar

Presidenti i klubit, Paolo Brogello

Ka trajnerë që nuk e shpëtojnë dot vendin e punës edhe kur fitojnë me vuajtje, por ta humbësh postin për shkak se ekipi fiton 27-0 është e padëgjuar.

Por, pikërisht kjo gjë i ka ndodhur një trajneri italian të ekipeve fëmijëve të Invictasauro në Itali. Presidenti i klubit nga Grosseto, Paolo Brogello, nuk ia ka falur faktin që ai fitoi 27-0 ndaj bashkëmoshatarëve të Marinës.

“Mësuam me habi rezultatin e ndeshjes. Vlerat e futbollit të fëmijëve nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ka ndodhur sot. Kundërshtari duhet respektuar gjithmonë. Si President, i kërkoj falje klubit të Marinës dhe opinionit sportiv. Komunikoj se bordi drejtues ka vendosur me unanimitet shkarkimin e trajnerit Riccini. Trajnerët tanë duhet të kenë detyrën të stërvisin, por mbi të gjitha, të edukojnë djemtë e rinj. Sot, kjo gjë nuk ndodhi”, lexohet në komunikatën e klubit.