Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit, Pedro Sanchez del partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, por nuk arrin të kapë shumicën absolute. Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studomor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave.
Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh. As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.
Në këtë konstelacion rezultati, duket se rëndësi marrin partitë nacionaliste baske apo katalane, që mund ta ndihmojnë kampin e majtë me mandatet e tyre për të krijuar shumicën. Por grindja për përpjekjet për pavarësi të rajonit katalan, bëri që kryeministri Sanchez, si kreu i një qeverie minorance të mos e kalojë dot në parlament buxhetin, hap që solli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.