Spanjollët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 10 dhjetor për zgjedhjet e reja parlamentare.
Vendimi erdhi pasi socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez dështuan në arritjen e një koalicioni qeverisës, 4 muaj pas fitores së zgjedhjeve të fundit.
Sanchez akuzoi partinë Podemos, duke thënë se bllokoi negociatat. Por, 3 parti të tjera drejtuan gishtin kundër kryetarit të socialistëve dhe pretendojnë se ai dëshironte vetëm zgjedhje të reja që prej fillimit të bisedimeve.
Kjo që po ndodh në Spanjë është një rast i paprecedentë në Europë për shkak të dështimit të klasës politike: këto do të jenë zgjedhjet e dyta parlamentare në 7 muaj dhe të katërtat në 4 vite.