Politika Solidariteti, Ambasada e Gjermanisë ul flamujt në gjysmështizë

Solidariteti, Ambasada e Gjermanisë ul flamujt në gjysmështizë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë në shenjë solidariteti me qytetarët shqiptarë ka ulur flamujt në gjysmështizë.

“Bashkohemi me zinë kombëtare për viktimat e tërmetit të djeshëm dhe u shprehim të gjithë të afërmve ngushëllimet tona”, shprehet Ambasada.

Qeveria e shpalli ditë zie kombëtare 27 nëntorin nisur nga tërmeti i fuqishëm që preku vendin tonë këtë të martë duke shënuar dhjetëra viktima.