Bota Sondazhi: Gjermanët më të lehtësuar nga COVID-19, më të frikësuar në Spanjë,...

Sondazhi: Gjermanët më të lehtësuar nga COVID-19, më të frikësuar në Spanjë, Itali dhe Francë

Shtetasit gjermanë kanë më shumë besim dhe shpresë për përditshmërinë e krijuar pas izolimit.

Në një sondazh të realizuar nga Euronews në pyetje janë marrë 6000 njerëz gjithsej, 1500 persona nga Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Sondazhi i realizuar gjatë muajit korrik u bë për të pasur një ide më të qartë se si COVID-19 ka ndikuar në jetën e përditshme.

Të pyetur nëse kufijtë duhet të qëndrojnë të hapur, më shumë se gjysma e gjermanëve të pyetur ishin pro kësaj ideje. Ndërsa 63% e francezëve donin mbyllje të kufijve, të ndjekur nga Spanja me 57% dhe Italia me 54%.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ishte i sigurt për të udhëtuar me avion. Gjermanët treguan një dëshirë për të udhëtuar përtej kufijve me makinë, edhe pse 61% e tyre u shprehën se nuk kishin në plan të udhëtonin jashtë vendit këtë verë.

Të anketuarit në të gjitha shtetet nënvizuan se ndiheshin të pasigurt, pavarësisht masave të marra.

Të pyetur për maskat, edhe në këtë pikë gjermanët u treguan më pak vigjilentë në mbajtjen e tyre. Pjesa më e madhe e të anketuarve besonin se maskat janë efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Spanjollët, e ndjekur nga Italianët dhe francezët ishin ata që mbanin më shumë maskë në hapësirat publike. Respektivisht 69%, 53% dhe 38%

A ka mbërritur më e keqja?

Sipas anketimit, më shumë se gjysma e gjermanëve dhe italianëve besonin se më e keqja e pandemisë u la pas, ndërsa spanjollët dhe francezet mendonin se ende nuk ka mbërritur.

Shumica e qytetarëve nga të katër shtetet ranë dakord se njerëzit kanë harruar shumë shpejt kërcënimin e paraqitur nga COVID-19, por kjo frikë u shfaq më e madhe në Francë, Spanjë dhe Itali.