Marrëdhënia midis burrave dhe grave në shoqëria ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm. Megjithatë, edhe pse gjërat po ndryshojnë, gratë ende luftojnë për barazi me burrat. Jo vetëm, në Shqipëri, por edhe në botë vijon që të ketë një hendek midis grave dhe burrave në pagë.
Gratë jo vetëm që nuk trajtohen si të barabarta në shoqëri, por ato i vlerësojnë edhe marrëdhëniet e tyre me burrat shumë të tensionuara.
Rreth 40% e të anketuarave në Anketën e cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian janë përgjigjur se perceptojnë se midis burrave dhe grave në Shqipëri ka shumë tension. Kjo është përqindja më e lartë e shënuar në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidatë për t’u anëtarësuar.
Të pyetur se si e vlerësojnë tensionin midis dy gjinive 40% janë përgjigjur se ka shumë tension dhe po aq e kanë vlerësuar si “disi të tensionuar”, vetëm 20% janë përgjigjur se midis dy gjinive nuk ka tension.
Ndërsa gratë janë ato që e perceptojnë më të lartë tensionin midis tyre dhe gjinisë tjetër. 49% e grave të pyetura e kanë vlerësuar marrëdhënien midis burrave dhe grave si shumë të tensionuar, përkundrejt 32% të burrave.
Pas Shqipërisë, vendi që ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se në marrëdhënien midis dy gjinive tensioni është i lartë është Turqia me 29% të të anketuarve. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 9% e të anketuarve janë përgjigjur se perceptojnë shumë tension midis burrave dhe grave.
Anketa e Cilësisë së Jetës u krye në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe kandidatëve potenciale ku u morr një kampion përfaqësues nga secili shtet, për të nxjerr më pas të dhëna të krahasueshme mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve sociale në Europë.
Një total prej 104 pyetje janë kryer për të nxjerrë Anketën e Cilësisë së Jetës.
Pyetësori mbi cilësinë e jetës ka një fokus mbi shërbimet publike si: shëndetësia, përkujdesit afatgjatë, përkujdesa ndaj fëmijëve, cilësia e shkollave, si dhe mat aspekte të ndryshme të cilësisë së jetës si aksesi në facilitete, stad dhe informacioni i vlefshëm për qytetarët.
Burimi: Monitor