Politika Sondazhi për qarkun e Elbasanit: Ja kush fiton më 25 qershor

Sondazhi për qarkun e Elbasanit: Ja kush fiton më 25 qershor

“American Eye” do të sjellë çdo fundjavë një sondazh për qarqet më të mëdha ku pritet të vendoset fati i fituesit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sondazhi i parë është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, pasi së bashku me Durrësin, Elbasani është qarku i katërt që nxjerr më shumë deputetë, plot 14 të tillë.

Por edhe për shkak se Elbasani mbahet si barometër që përcakton fituesin, pasi historikisht është një qark që asnjë nga forcat politike nuk e përcakton dot si bastionin e saj.

Në një sondazh të organizuar nga “American Eye” ku u intervistuan 1034 qytetarë në qarkun e Elbasanit në datat 31 maj, 1 qershor dhe 2 qershor ka sjellë rezultate interesante.

PS ka marrë 46.1% të vota, shumë poshtë PD-ja me 29.2%.

Por surpriza qëndron se PDIU është mbi LSI-në.

PDIU ka marrë 7.1% të vota, ndërsa LSI 6.4%. Interesant është fakti se 7.1% janë ende të pavendosur.

Ndërkohë që vlen të theksohet se deri më 25 qershor përqindjet mund të ndryshojnë.

Sondazhi i plotë për qarkun e Elbasanit:  

-PS 46.1%


-PD 29.2%


-Të pavendosur 7.1%


-PDIU 7.1%


-LSI 6.4%


-FRD 1%


-PR 0.9%


-LIBRA 0.7%


-PSD 0.7%


-PDS 0.5%


-U intervistuan 1034 persona


-Marzhi i gabimit +-2.5%


Detaje për qarkun e Elbasanit

Në zgjedhjet e 2013, e majta mori 8 mandate në këtë qark, ndërsa e djathta 6.

Në këtë qark e gjithë beteja sipas sondazhit do të përqendrohet më shumë brenda së majtës.

Si PS, ashtu edhe LSI, por edhe PDIU-në kërkojnë pjesën e luanit.

Fushatën e PS-së në Elbasan e drejton i besuari i Ramës, Taulant Balla, atë të LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa të PDIU-së, Aqif Rakipi.

PD ka vënë në krye të listës së Elbasanit, Edmond Spahon.

Një personalitet, por pa ndikim në këtë qark, ku pritet të ketë një përplasje tejet të ashpër.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një përplasje të fortë mes lobeve ekonomike dhe atyre të krimit këtë vit zgjedhor në Elbasan.

Hoxha deklaroi para disa javësh në emisionin “Të paekspozuarit” në Neës24 se Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan ku të gjitha partitë kanë bazat e tyre.

“Rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani. Do ketë një përplasje shumë të fortë. Edhe një nga partitë e koalicionit, partia çame ka bazë të fortë, PS po, LSI po dhe opozita nuk heq dorë. Përplasje e lobeve të forta ekonomike dhe të botës së krimit. Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan. Biznesi i pari, paraja”, tha ai.