“Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali ka sjellë për Report Tv sondazhin për qarkun e Tiranës për secilën forcë politike.
Nëse do votohej sot në Tiranë, sipas sondazhit të Piepoli-t, PS do të merrte nga 15 deri në 19 mandate, PD nga 9 deri në 13 mandate.
Por interesant është fakti se LSI-ja sipas këtij sondazhi merr në Tiranë 1 deri në 3 mandate.
Një rezultat i dobët ky për një parti që reklamon fort se do të dalë forcë e parë.
Surprizë është SFIDA e Gjergj Bojaxhi që sipas sondazhit merr aq mandate sa edhe LSI.
LIBRA e Ben Blushit që mund të marrë deri në dy mandate.
Si ndahen mandatet në Qarkun e Tiranës
PS, 51-55% vota, 15- 19 mandate
PD, 27-31% vota, 9- 13 mandate
LSI, 5-7% vota, 1-3 mandate
LIBRA, 3-5% vota, 1-2 mandate
PDIU, 0-2% – 0-1 mandat
FRD, 1-3%, 0-1 mandat
Sfida, 3-5%, 1-3 mandate