Bota Sondazhi: Shumica e amerikanëve nuk duan luftë me Iranin

Sondazhi: Shumica e amerikanëve nuk duan luftë me Iranin

Publiku amerikan po tregohet kritik ndaj vendimmarrjeve të Donald Trump kundër Iranit, dhe shumica kanë frikë se dy vende mund të bëjnë luftë në të ardhmen e afërt, thotë sondazhi i Reuters dhe Ipsos.

Sondazhi zbuloi se 53 përqind e amerikanëve nuk e pranojnë mënyrën se si Trump trajton Iranin, një rritje prej rreth nëntë përqind në krahasim me një sondazh të ngjashëm të bërë në mes të dhjetorit.

Numri i cili “nuk pranon forcë” në veprimet e Trumpit me Iranin – 39 përqind – është rritur për dhjetë përqind se më parë.

Sondazhi u krye nga 6-7 janari, menjëherë pasi Trump urdhëroi likuidimin e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe përshkallëzoi tensionet në rajon.

Parlamenti irakian u ka bërë thirrje trupave amerikane që të tërhiqen nga vendi, dhe në Iran njerëzit kanë dalë në rrugë, duke bërtitur “Vdekja për Amerikën!”

Trump, i cili tha se Soleimani planifikonte të sulmonte amerikanët, argumentoi se sulmi ishte menduar të ndalonte luftën me Iranin.

Sipas sondazhit, popullariteti i përgjithshëm i Trump mbeti i qëndrueshëm pas vrasjes së Soleimani, me 41 përqind të të anketuarve që aprovuan performancën e tij në detyrë dhe 54 përqind që nuk e pranuan.

Sondazhi i Reuters / Ipsos, i cili u zhvillua nga 3-6 janar, zbuloi se 41 përqind e të anketuarve e konsiderojnë Iranin një “kërcënim të menjëhershëm” për Shtetet e Bashkuara, një rritje prej 17 përqind në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer në maj 2019.

Ai gjithashtu tregoi se 71 përqind e amerikanëve kanë frikë se SHBA do të jetë në luftë me Iranin gjatë viteve të ardhshme, një rritje prej 20 përqind në krahasim me sondazhin e majit.