Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje faktorit politik që të dëgjojnë apelin e ndërkombëtarëve për të rivendosur një mjedis konstruktiv.
Soreca në një mesazh në Twitter ka komentuar vizitën intensive të Christian Danielsson, Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në BE.
Ai ka thënë se mesazhi duhet të dëgjohet nga të gjithë në mënyrë që të realizohet misioni i përbashkët kombëtar.
“Shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet e padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar”. Danielsson përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tiranë”, shkruan Soreca, në Twitter.