Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.
Në një postim në twitter, Soreca thotë se Bashkimi Europian mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit.
Sot takova Ardian #Dvorani, Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. #BE mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme”, shkruan Soreca.
“Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, – vijon më tej Ambasadori, – është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit”.