Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi ditën e sotme një takim me zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe ku temë qëndrore e diskutimit të tyre ka qenë ecuaria e reformëve ne vend.
Përmes një postimi në rrjetin social ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shprehet se efikasiteti i Administratës Publike, është çelësi për qëndrueshmërinë e procesit të reformave në Shqipëri dhe që sipas tij është një mundësi që i hap vendit rrugën drejt integrimit europian.
“Efikasiteti i administratës publike është çelësi për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të procesit të reformave në Shqipëri. Sot u takova me zëvendëskryeministrin e ri të sapoemëruar Erion Braçe. Gjithashtu ramë plotësisht dakord mbi rëndësinë e axhendës për barazi gjinore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Soreca.