Sot bëhen 6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit. Ish-deputeti i PD humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.
Ndërkohë, miqtë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të kujtuar Olldashin.
“U bënë 6 vite pa ty Koli, na ka marrë malli vëlla”, shkruan ish-deputeti Flamur Noka.
“Koha ikën, malli shtohet për një mik të paharruar”, shprehet Eno Bozdo.
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nuk lë pas edhe ironinë teksa kujton Olldashin e ndjerë.
“Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshëm”, shkruan ai.
Sigurisht që mungesën më të madhe e ndjen i vëllai. Edhe Ardian Olldashi ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë mesazhin e tij.
“Duhen dy burra për të bërë një vëlla”, shkruan ai.