Aktualitet E moshuara tregon si i grabitën 300 mijë euro: Më thanë jemi...

E moshuara tregon si i grabitën 300 mijë euro: Më thanë jemi policë nga Tirana

Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në në një banesë në Fushë-Milot, ku autorët kanë marrë 300 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabani.

Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët i janë prezantuar kësaj të fundit si policë nga Tirana me pretendimin se duhet të bëjnë kontroll pasi djali i saj është arratisur nga burgu.

E moshuara tregon për Abc News se si ndodhi ngjarja: “Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek. Ku e ke djalin? Hyri njëri, jemi prej Tirane tha, të ka dalë djali nga burgu ku e ke futur, e ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke futur djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ikur, ku e ke futur. Ku e ke strehuar? Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne. I kallëzova mbrapa kalajmave dhe erdhën. Ne kujtuam se ishte policia ata kishin qenë duke vjedhur. Sharruan lekët që kanë qenë atje brenda në kasafortë. Kanë marrë edhe plaçkat e nuses. Kasafortën e kanë hequr nga muri dhe e kanë marrë. Kanë marrë lekët e tokës, kanë ditur sikur janë lekë dhe i kanë marrë të gjitha, i kanë bërë grumbull dhe i kanë marrë me vete”.

Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

“300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 fëmijët në Itali”, tha ai.