Sot është dita me numrin më të lartë të pacientëve të shëruar nga sëmundja Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 158 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa janë regjistruar 156 raste të reja të të infektuarve nga 865 testime që janë kryer.
Pacientët e infektuar janë 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.
Fatkeqësisht, 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Viktimat janë 56-vjeçar, një 65-vjeçare nga Tirana dhe një 79-vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.