Sport Pogba me koronavirus, nuk grumbullohet me Francën

Pogba me koronavirus, nuk grumbullohet me Francën

Paul Pogba, mesfushori i Manchester United, dhe Tanguy Ndombele i Tottenham janë lënë jashtë përfaqësueses së Francës pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të dy mesfushorët do të izolohen për 14 ditë.

Gjithashtu, edhe Sheffield United, Brighton dhe West Ham kanë konfirmuar raste me futbollistë të prekur gjatë javëve të fundit.

Premier League do të nisë sezonin e ri më 12 shtator, ku mes ekipeve të para në fushë zbresin kampionët e Liverpool dhe Arsenal, ndërsa mbetet në dyshim debutimi i Chelsea përballë Brighton, të hënën e 14 shtatorit.

Mediat britanike kanë raportuar se në klubin londinez janë 4 futbollistë të prekur nga koronavirusi. 4 të tjerë janë në vetizolim, për shkak të kontaktit me të prekurit.

Lojtarët e prekur janë Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic e Fikayo Tomori, të cilët ndodhen në karantinë pas pushimeve të kaluara në ishullin grek të Mykonos. Mediat angleze theksojnë se në izolim janë edhe Jorginho, Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi