Sot do të mbahet në orën 11:00 Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, e cila do te zgjedhë Komitetin Drejtues Kombëtar.
Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese.
Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë dje në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë.
Më 25 korrik të kësaj vere, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e emrit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.