Aktualitet Vrau me thikë bashkëfshatarin, arrestohet pas 2 muajsh autori në Pogradec

Vrau me thikë bashkëfshatarin, arrestohet pas 2 muajsh autori në Pogradec

Rreth dy muaj pas krimit, arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari në Pogradec.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Manellari mëngjesin e kësaj të shtune në Pogradec.

Më 7 shtator 63-vjeçari Manellari i mori jetën bashkëfshatarit të tij me armë të ftohtë pas konflikteve të vazhdueshme mes të dyve, të cilat kishin lindur për një rrugë e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori.

Fatmir Manellari, 63 vjeç, ka goditur me mjet të ftohtë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë nga plaga e marrë.